Dyshohet se Hashim Thaçit i është hackuar faqja e Facebook-ut - NACIONALE

Dyshohet se Hashim Thaçit i është hackuar faqja e Facebook-ut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dyshohet se i është hackuar faqja zyrtare në facebook.

Kjo mund të vërehet nëse e kërkojmë profilin e tij në facebook, ku emri nga Hashim Thaçi i ka mbetur vetëm “Hashim”.

Faqes i është ndryshuar edhe fotografia në faqen zyrtare gjithashtu, raporton Nacionale.

Nuk dihet nëse është pjesë e ndonjë sulmi kibernetik apo kush e ka kryer një veprim të tillë.

Kjo ndodh pikërisht në ditën kur në Prishtinë do të ketë “Marsh për Drejtësi” në përkrahje të krerëve të UÇK-së.

Lajme të ngjashme