Dyshohet se është rrokullisur me traktor, vdes një person në Gjakovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Gjakovë ka vdekur një person.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dyshohet se viktima është rrokullisur me traktor derisa ishte duke e punuar token.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Orize, Gjakovë 27.10.2023 – 11:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar tokën, dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, është thënë në raport.