Dyshohet se është dhunuar një vajzë e mitur në Ferizaj
Një e mitur ka raportuar në Polici se është dhunuar në Ferizaj.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, vajza e mitur ka raportuar se më 8 maj kishte kryer marrëdhënie seksuale me një burrë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNIM
Ferizaj 08.05.2023 – 08:00-12:00. Me 13.05.2023 viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se më datë të cekur kishte pas mardhënje seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.