Dyshohet se dhunuan një shtetase të Shqipërisë, shoqërohen katër persona në Lipjan
Policia e Kosovës njofton për një dyshim për dhunim.
Ngjarja ka ndodhur në Lipjan.
“DHUNIM
Lipjan 29.01.2025, NN. Është raportuar se ka ndodhur një rast dhunimi ku lidhur me rastin janë shoqëruar në stacionin policor katër persona njëra prej tyre femër shqiptare shtetase e Shqipërisë e cila është intervistuar në cilësinë e viktimës. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt” – ka raportuar PK-ja.