Dyshohet për 500 euro të falsifikuara në Prishtinë, policia i sekuestron për ekzaminim
Rreth 508 euro dyshohet se janë të falsifikuara në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi ka njoftuar se gjatë numërimit të parave janë identifikuar disa kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara.
Policia ka sekuestruar paratë, në vlerë prej rreth 508 eurosh, dhe i ka dërguar për ekzaminim të mëtejmë.
“Prishtinë 29.07.2026, 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë numërimit të parave, kanë rezultuar si të dyshuara për falsifikim para në vlerë rreth 508 €. Paratë e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim”, thuhet në njoftim.