Dyshimet për keqpërdorim me pyetjet, anulohet konkursi për bashkëpunëtorë në Prizren, Pejë, Gjakovë - NACIONALE

Dyshimet për keqpërdorim me pyetjet, anulohet konkursi për bashkëpunëtorë në Prizren, Pejë, Gjakovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), shpreh shqetësimin e thellë lidhur me dyshimet e ngritura në media për shpërndarjen e pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesionalë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala.

Përmes një komunikate, KPK-ja ka njoftuar se do të fillojë procedurat ligjore ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Gjithashtu përmes kësaj komunikate është njoftuar se do të anulohet në tërësi konkursi për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesionalë për prokuroritë themelore në Gjakovë, Pejë dhe Prizren, duke e kthyer atë në pikën zero.

Deri te ky vendim ka ardhur pasi Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, ia ka dërguar pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesionalë për prokuroritë themelore Gjakovë, Pejë dhe Prizren një kandidateje, mirëpo i ka dërguar gabimisht ne adresën e gazetares së Kallxo.com.

Ndryshe për rastn ka reaguar edhe djali i tij. Mentor Buzhala, djali i Ramiz Buzhalës, ka shkruar në Facebook që nëse babai i tij do të ishte person që ndikon në konkurse dhe favorizon persona të caktuar, unë do të isha i punësuar në Sistem të Drejtësisë diku në pozita mjaft të larta.

“T'kish qene person qysh po pretendojn mediet tona, qe eshte person qe ndikon ne konkurse dhe favorizon persona t'caktum, une sot do t'isha i kyqun lart ne Sistemin e Drejtesise, po sa per informat, perkunder tentimeve me u kyq ne Sistem (me meritokraci) nuk kam arrit dhe prej deshprimi sot pres Vize per pune dhe studime per jashte vendit edhe pse jam me Kualifikim Superior - Jurist i Diplomuar, qe nga viti 2017, ata qe m'njohin e dijn qe eshte e vertete”, ishte një pjesë e shkrimit të Buzhalës në Facebook.

Lajme të ngjashme