Dy vëllezër nga Peja përleshen mes vete: Shkrepet edhe arma - NACIONALE

Dy vëllezër nga Peja përleshen mes vete: Shkrepet edhe arma

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë.

Atje dy vëllezër janë përleshur mes vete, ku më pas dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Njoftimi:

Dy meshkuj kosovarë (vëllezër), janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete, ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme