Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë, policia jep detaje - NACIONALE

Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë, policia jep detaje

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë vdekur në Prishtinës në rrethana të dyshimta.

Sipas policisë, dy viktimat janë burra dhe rastin policia e ka cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.

Raporti i plotë i PK-së:

HETIM MBI VDEKJEN

Prishtinë 12.07.2022. Raportohet se në shtëpinë e tij ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe një ekip mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë 11-12.07.2022. Raportohet ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe një ekip mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Lajme të ngjashme