Dy të vdekur dhe tre të lënduar në një aksident të rëndë pranë tunelit të Kalimashit - NACIONALE

Dy të vdekur dhe tre të lënduar në një aksident të rëndë pranë tunelit të Kalimashit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident në në aksin Milot-Morinë, afër tunelit të Kalimashit këtë të mërkurë.

Abc News Albania ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy makina dhe një mjet i rëndë janë përplasur, ku janë të përfshirë katër kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ku si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi në njërin kah të rrugës.

Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë. Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme