Dy të vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova” - NACIONALE

Dy të vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova” afër Prizrenit mbrëmjen e sotme.

Petrit Kryeziu, ushtrues detyre i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka konfirmuar rastin për Gazetën Express, duke shtuar se dy të tjerë kanë pësuar lëndime, por nuk janë në gjendje kritike për jetën.

“Konfirmoj që janë dy viktima, të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe janë dy të tjerë me lëndime jashtë rrezikut për jetë. Në aksident janë të përfshira tri automjete, dy vetura dhe një kamion”, tha Kryeziu.

Lajme të ngjashme