Dy të plagosur dhe tre të arrestuar: Të shtëna me armë te Bregu i Diellit në Prishtinë - NACIONALE

Dy të plagosur dhe tre të arrestuar: Të shtëna me armë te Bregu i Diellit në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri me ç’rast dy persona janë plagosur dhe tre janë arrestuar, ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flor Ahmeti për median “Reporteri”.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme