Dy shpërthime në Jerusalem, një i vdekur e disa të lënduar - NACIONALE

Dy shpërthime në Jerusalem, një i vdekur e disa të lënduar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy shpërthime ndodhën herët të mërkurën në Jerusalem, duke lënë të vdekur një person e duke lënduar mbi dhjetë të tjerë. Një zëdhënës i policisë izraelite tha se dyshohet për “sulm të kombinuar terrori”.

Shpërthimi i parë ndodhi në një stacion autobusësh afër hyrjes së Jerusalemit në orën 7 e 6 minuta të mëngjesit, duke lënë të paktën 11 të lënduar, përfshirë një person që vdiq më vonë, tha zëdhënësi i policisë.

Pas një shpërthimi tjetër gati gjysmë ore më vonë në zonën Ramot, në orën 7 e 30 minuta, tre persona pësuan lëndime të lehta, shtoi policia.

Sipas zëdhënësit të policisë, hetimet fillestare japin shenjë se mjete shpërthyese ishin vendosur në vendet ku ndodhën shpërthimet dhe se një operacion i kërkimit është duke u zhvilluar për t’i gjetur të dyshuarit.

Pas shpërthimit të parë, dy pjesëtarë të ekipeve emergjente thanë se gjetën dy persona të lënduar seriozisht të shtrirë në tokë, kur arritën në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme