Dy rusë u arratisën me varkë në Alaskë, ata u arrestuan - NACIONALE

Dy rusë u arratisën me varkë në Alaskë, ata u arrestuan

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Dy rusë u arrestuan pasi lundruan pothuajse 500 kilometra nëpër ngushticën e Beringut për në Alaskë, raporton Sky News.

Ata thanë se po iknin nga ushtria ruse

Autoritetet në ishullin St. Lawrence gjetën dy burra në një varkë të vogël pranë qytetit të Gambella të martën. Ata dyshohet se u kanë thënë vendasve se po iknin nga ushtria ruse.

Njëri prej tyre tha se ishin nisur nga Egvekinot në Rusinë verilindore disa orë më parë. Guvernatori i Alaskës, Mike Dunleavy konfirmoi se burrat ishin marrë në paraburgim.

Kujtojmë se rusët po ikin masivisht nga mobilizimi i urdhëruar nga Vladimir Putin. /Nacionale/

Lajme të ngjashme