Dy raste të reja brenda 24 orëve me COVID-19 - NACIONALE

Dy raste të reja brenda 24 orëve me COVID-19

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se asnjë persona nuk ka vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë kësaj periudhe kohore dy persona kanë rezultuar pozitivë.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 23.

MSH po ashtu bën të ditur se gjatë 24 orëve janë shëruar pesë persona.

Numri total i dozave të administruara të vaksinave është 1,836,286, ndërkaq brenda 24 orëve janë vaksinuar 21 persona.

Lajme të ngjashme