Dy qytetarë të ndershëm të Vitisë gjejnë kuletën me një mijë euro, e dorëzojnë në polici - NACIONALE

Dy qytetarë të ndershëm të Vitisë gjejnë kuletën me një mijë euro, e dorëzojnë në polici

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot dy qytetarë të Vitisë kanë gjetur një portofol me njëmijë e tridhjet euro dhe më pas e kanë dorëzuar në stacionin policor.

Në njoftimin e policisë është thënë se qytetari që kishte humbur kuletën ka falënderuar policinë dhe palët për gjestin.

“Sot me datën 29.12.2023, rreth orës12:00 kanë ardhur në Stacionin Policor Viti dy qytetar dhe deklarojn senë rrugën “Adem Jashari” në Viti kanë gjetur një Portofol me (1030) njëmijë e tridhjet euro si dhe dokumente personale. Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arrit me e identifikuar personin që i kishte humbur Portofoli, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer, ku me rastin e kthimit të pranishëm ishte edhe qytetaret që e kishin gjetë portofolin”, është thënë në njoftimin e policisë.

Policinë e Kosovës ka çmuar lartë këtë gjest human dhe të ndershëm të dy qytetarëve, duke falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.

Lajme të ngjashme