Dy persona ushtrojnë dhunë psiqike ndaj familjares së tyre në Prishtinë
Policia ka njoftuar se dy persona kanë ushtruar dhunë psiqike ndaj familjares së tyre në Prishtinë.
Viktima është dërguar në strehimore ndërsa të dyshuari janë liruar pas intervistimit.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë / 23.11.2024 – 10:30. Dyshohet se m/k dhe f/k në vazhdimësi janë duke ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës f/k. Viktima është dërguar në strehimore, kurse të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.