Dy partitë në negociata, Feraj i VV-së: Populli nuk e ka votuar kandidaten e LDK-së për presidente
Hysamedin Feraj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka thënë se populli nuk e ka votuar kandidaten për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Derisa këto dy parti po zhvillojnë negociata për një marrëveshje politike, Feraj ka shkruar për Vjosa Osmanin.
“LDK është e vetmja parti që kandidaten e saj për presidente e ka propozu për votim të drejtpërdrejtë nga populli.
Populli nuk e ka votuar!”, ka thënë ai.