Dy ish-bashkëshortët rrahen mes vete në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dhe një grua që dikur kanë qenë çift bashkëshortor pas një konflikti fizik mes vete në Gjakovë.
Sipas policisë, gruaja ka pranuar trajtim mjekësor dhe ka refuzuar strehimin teksa burri është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë / 07.01.2024 - 11:30. Janë arrestuar dy të dyshuar (ish bashkëshort) kosovar, pasi që janë përfshirë në konflikt fizik në mes veti. E dyshuara femër pas tretmanit mjekësor, ka refuzuar strehimin dhe është kthyer tek fëmijët e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.