Dy deputetë të VV-së pijnë kafe e boronicë në veri, e vizitojnë edhe Urën e Ibrit
Dy deputetë të VV-së, Nijazi Isaku dhe Besim Muzaqi, janë parë në veri të Kosovës.
Ndalesa e dy deputetëve të VV-së ishte një kafe në fillim të veriut të Kosovës, e njohur me emrin “C’est la vie”.
Në këtë kafe, që është vizituar nga shumë zyrtarë të VV-së, përfshirë ministrin Xhelal Sveçla, dy deputetët e VV-së kanë konsumuar boronicë e kafe. Në këtë vizitë, ata janë shoqëruar edhe nga disa qytetarë, siç shihet në fotografitë e publikuara nga deputeti Isaku.
Pas boronicave e kafeve, dy deputetët e VV-së e vizituan edhe Urën e Ibrit, e cila vazhdon të mbetet e mbyllur ende, përkundër paralajmërimeve të pushtetit se ura do të hapet.