Dy burra pësojnë lëndime pas një rrahje që po ndodhte në Leposaviq: Ishin vetëm kalimtarë
Dy persona janë lënduar nga një rrahje që nuk ishin të përfshirë në Leposaviq.
Sipas policisë, ata janë goditur persona nga të cilët ishin përfshirë në rrahje në mes veti, ndërsa viktimat ishin vetëm si kalimtar.
Raporti i plotë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Rr. 24-Nëntori, Leposaviq / 18.08.2024 - 00:45. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime pasi që janë goditur nga persona të panjohur të cilët ishin përfshirë në rrahje në mes veti, ndërsa viktimat ishin vetëm si kalimtar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe njëri prej tyre është liruar, ndërsa tjetri vazhdon tretmanin. Rasti është duke u hetuar.