Durmishi: Ia kish dhënë dikush do letra Bekë Berishës, i shkreti nuk dinte as me i lexu
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i është përgjigjur deputetit Bekë Berisha, pas akuzave për korrupsion në këtë dikaster.
Durmishi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se nuk ka nënshkruar kontratat e përmendura nga Berisha, pasi që “zëvendësministri nuk nënshkruan kontrata nën vlerën 500 mijë euro”.
“I kishim të planifikuara 16.5 milionë euro për mirëmbajtjen e autoudhëve dhe arritëm që të nënshkruajmë kontrata për vetëm 12 milionë euro. Ky do të duhej të ishte lajmi në fakt. Nuk ka me vjedhë më Bekë”, ka thënë ai.
Postimi i plotë i Durmishit:
Ja kish dhënë dikush do letra Bekë Berishes e ky i shkreti nuk dinte as me i lexu.
Nuk i kam nënshkru katër kontrata në vlerë rreth 400 mijë euro o Bekë Berisha sepse me ligj zv. Ministri nuk nënshkruan kontrata nën vlerën 500 mijë euro. Ato katër kontrata që po i përmend ti e kanë vlerën 12 milion euro.
I kishim të planifikuara 16.5 milion euro për mirëmbajtjen e autoudhëve dhe arritëm që të nënshkruajmë kontrata për vetëm 12 milion euro. Ky do të duhej të ishte lajmi në fakt. Nuk ka me vjedhë më Bekë.
Boll keni vjedhë Bekë Berisha.