‘Duhet me pasë një zor të madh’: Mushkolaj reagon për mbrojtjen që pushteti po ia bën Martin Berishajt - NACIONALE

‘Duhet me pasë një zor të madh’: Mushkolaj reagon për mbrojtjen që pushteti po ia bën Martin Berishajt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një raportim tjetër rreth skandalit 100 milionësh të ambasadorit Martin Berishaj u bë këto ditë nga një gazetë sllovene. Analisti Imer Mushkolaj ndërkaq, ka folur për mbrojtjen që pushteti po ia bën atij.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Mushkolaj ka thënë se “duhet me e pasë një zor të madh që qeveri e presidencë me vazhdu me e mbrojtë Martin Berishajn”.

Ndërkohë, sipas gazetës "Prava", dyshohet se ambasadori Berisha është paguar nga GEN-i, teksa raportohet edhe për kompaninë e Berishajt që mban emrin "MB Consulting".

Madje, aty theksohet se ambasadori kosovar ka tërhequr 600 mijë euro para të thata (cash) në vitet 2019 dhe 2020.

Në shkrim përmendej edhe Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, mbi të cilin hidhen dyshime se është financuar nga paratë e filialit të GEN-It në Tiranë, ku janë transferuar 14 milionë euro. Tutje, Prava shkruan se dyshohet që paratë e GEN-It në Tiranë janë përdorur për të financuar fushatën e Kurtit.

Lajme të ngjashme