Dugolli i VV-së demantohet shpejt - teksa thoshte se vendimi ishte në koordinim me ShBA-në, DASh-i e mohoi
Deputeti i VV-së, Enver Dugolli është demantuar pikërisht në kohën kur po fliste.
Në një paraqitje televizive për "Respublika", Dugolli tha se vendimi për targat ka qenë i koordinuar me ShBA-në.
Por, pikërisht në ato momente, në anën tjetër të Oqeanit, zëdhënësi i DASh-it po mbante një konferencë për media, në të cilën hodhi shqetësimet e departamentit lidhur me shtyrjen e pjesëshme të vendimit për targa.
“Po patjetër (në koordinim me SHBA). Vendimet, Qeveria e Kosovës nuk i merr Ad-hoc, i analizon, i studion, i bashkëbisedon, i koordinon. E kështu që kur dilet në opinion vendimi, të jeni të bindur se ai vendim paraprakisht është diskutuar e është stërdiskutu me miqtë tanë edhe është argumentu. Kur them që është argumentu, me vetë faktin se edhe SHBA-ja në fjalinë e parë që gjithkund e kanë thënë është se Kosova ka të drejtë”.
Nacionale nuk e di nëse emisioni në fjalë ka qenë i drejtpërdrejt apo i incizuar më herët.
