Dugolli flet për Gani Jakupin me pagë 7,500 euro: Është projekt 90 mijë euro, përfshihen qiraja, meditjet, paga - NACIONALE

Dugolli flet për Gani Jakupin me pagë 7,500 euro: Është projekt 90 mijë euro, përfshihen qiraja, meditjet, paga

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Enver Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar rastin e Gani Jakupit, “super këshilltarit” me pagë 7,500 euro.

Dugolli e ka kundërshtuar pikërisht këtë pagë, duke thënë se është rren që paga e Jakupit është 7,500 euro. Sipas tij, është një porjekt që kushton rreth 90 mijë euro.

“Bëhet fjalë për një projekt të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e që është rreth 90 mijë euro, por projekti është 90 mijë euro. E për cilin projekt më pastaj, janë qiraja, meditjet, është paga, janë shërbimet…për të qenë real unë nuk e njoh as kush është, së pari herë po ja nij zanin. Por e vërteta është që është projekt, është një projekt për të cilin na lidh një kontratë”, theksoi Dugolli në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Lajme të ngjashme