Dugolli e lavdëron tërthorazi Prokurorinë Speciale: Vuçiqi në siklet nga ngritja e aktakuzës për Banjskën - NACIONALE

Dugolli e lavdëron tërthorazi Prokurorinë Speciale: Vuçiqi në siklet nga ngritja e aktakuzës për Banjskën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Enver Dugolli, deputet i VV-së, ka folur rreth ngritjes së aktakuzës rreth sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Duke folur për këtë temë, Dugolli ka vlerësuar se Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, është në siklet.

Sipas Dugollit, ky siklet i Vuçiqit vjen për shkak të aktakuzës për Banjskën, duke e lavdëruar në mënyrë indirekte punën e Prokurorisë Speciale, që ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave të pushtetit.

Presidenti i Serbisë është në një siklet të madh pas ngritjes se aktakuzës në Banjskë dhe nuk di si të veprojë, por Kosova nuk ka si te ja heq sikletin Vuçiqit” – tha Dugolli për RTV 21.

Lajme të ngjashme