Dugolli: Burimet e informacionit që ka ShBA-ja janë të pakrahasueshme me të Kosovës - NACIONALE

Dugolli: Burimet e informacionit që ka ShBA-ja janë të pakrahasueshme me të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur rreth infrmacionave të ShBA-së duke treguar pse amerikanët kanë informata më shumë se sa kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Sipas tij, të gjithë janë të informuar se SHBA-të janë shteti më i fuqishëm i globit dhe se Kosova asnjëherë nuk ka bërë diçka pa dijenin e SHBA-ve dhe pa mbështetjen e tyre.

“Burimet e informacionit të cilat i kanë SHBA-ja, janë më të mëdha e më të shumëta edhe pa të krahasueshme me ato të Kosovës”, ka deklaruar Dugolli në RTV Dukagjini.

Sipas deputetit, SHBA-ja informacionet që i ka i ndan edhe me institucionet e Kosovës dhe krerët institucional.

“Projekti i shtetit të Kosovës është projekt i përbashkët dhe asnjëherë ne nuk e shohim ndryshe siç kanë qenë gjatë luftës edhe gjatë shtetndërtimit. SHBA-të nuk kanë ndaluar duke përkrahur Kosovën”, ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme