Duda Balje: Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë - NACIONALE

Duda Balje: Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja Duda Balje ka deklaruar se nuk do të ketë votë pro Glauk Konjufcës si mandatar i dytë për formimin e qeverisë së re.

“Ka qenë shumë e kjartë që prejt takimit me presidentin, e gjithë partia ka deklaruar kundër dhe ne jemi dy deputetë që nuk kemi thënë direkt me po. Unë nuk kam ndryshuar qëndrim dhe nuk kam asnjë assyer për të dhënë përkrahje – në kontaktin e fundit me një funksionar të VV-së që ka thirrë zëdhënësin tim i kanë thënë se ka përfunduar bashkëpunimi dhe ata nuk duan të bashkëpunojmë me mua dhe as unë nuk kam ndryshuar qëndrim dhe nuk u japë përkrahje”, deklaroi Balje.

Deputetja, mes tjerash, bëri të ditur se vetë Konjufca nuk i ka kërkuar votën.

Lajme të ngjashme