Dubravë: Një i burgosur sulmon dy të burgosur të tjerë
Një i burgosur në Qendrën Korrektues në Dubravë, ka sulmuar dy të burgosur të tjerë, të cilëve u ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se kryer veprat “lëndim i lehtë trupor” dhe “vrasje në tentativë”.
Raporti i PK-së:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR & VRASJE NË TENTATIVË
Qendra Korrektuese Dubravë 17-18.11.2022 – 18:35-10:20. Raportohet se në Qendrën Korrektuese Dubravë, i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprat e lart-cekura. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se i ka sulmuar dy viktimat. I dyshuari dhe viktimat janë në vuajtje të dënimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
