Zëvendëskryeministri italian pas vizitave në Kosovë e Serbi: Duam të rikthehemi protagonistë të paqes në Ballkan
Zëvendëskryeministri italian dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani ka publikuar pamje nga vizita që pati sot në Kosovë e Serbi.
Tajani, në pamjet që i ka publikuar, shihet me liderët e të dyjave vende, duke përfshirë këtu kryediplomaten Donika Gërvalla, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Pamjeve të publikuara, zëvendëskryeministri italian iu ka bashkëngjitur një përshkrim, që fillon me deklaratën se “Italia dëshiron të rikthehet protagoniste e paqes në Ballkan”.
“Italia dëshiron të rikthehet protagoniste e paqes në Ballkan. Ky mision në Serbi dhe Kosovë është fillimi i strategjisë së re të politikës së jashtme. Do të bëjmë çmos për të arritur rezultate pozitive që garantojnë paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka deklaruar ai.
L'Italia vuole tornare ad essere protagonista di pace nei Balcani. Questa missione in Serbia e Kosovo è l'inizio di una nuova strategia di politica estera. Faremo di tutto per raggiungere degli accordi positivi che garantiscano la pace e la stabilità nella regione.@ItalyMFA pic.twitter.com/UGaT9k3VMs
— Antonio Tajani (@Antonio_Tajani) November 22, 2022
Ndërkaq, në një konferencë për media pas takimit që pati me ministren Gërvalla, tha se të dy palët kanë treguar gatishmëri për dialog.
“Të mbështesim këtë gatishmëri. Të dyja palët kanë dhënë gatishmëri. Kosova ka dëshmuar me vendimin për shtyrje të dhënies së gjobave se nuk do të mbyllet dialogu. Më jep shpresë dhe kemi ardhur për të kërkuar zgjidhje. Ne nuk jemi të mbajmë anën të asnjërës palë. Jemi në mes, duhet qëndruar në mes për të kërkuar zgjidhe të problemeve”, deklaroi ai.
Diplomati italian ka vlerësuar veprimin e Qeverisë së Kosovës për shterjen e afatit për zbatimin e vendimit për targat.
“E kam vlerësuar Kosovën që të shtyhet për 48 orë vendimin për targat. Ky është një sinjal për gatishmëri. Në mëngjes kam dëgjuar gatishmëri edhe nga ana serbe", tha mes tjerash Tajani.
