Driton Selmanaj i reagon Albulena Haxhiut: U kujdes që menjëherë ta heqë logon zyrtare të Presidencës së Kosovës - NACIONALE

Driton Selmanaj i reagon Albulena Haxhiut: U kujdes që menjëherë ta heqë logon zyrtare të Presidencës së Kosovës

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar pas ndryshimit të logos zyrtare të Presidencës së Kosovës në një profil zyrtar në rrjete sociale.

Selmanaj i ka reaguar ushtrueses së detyrës, Albulena Haxhiu, duke thënë se ky është një veprim i qëllimshëm kundër simboleve shtetërore.

“Edhe pse Albulena Haxhiu ështe vetëm ushtruese e detyrës së Presidentes, ajo menjëherë është kujdesur për pamjen e faqes zyrtare në rrjetet sociale, duke e hequr nga profili llogon zyrtare të presidences së Kosovës.

I papranueshëm është injorimi i logos së dizajnuar në kohën e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, e cila nuk është vetëm një element grafik, por një pjesë e trashëgimisë shtetformuese dhe simbolikës së Republikës sonë. Kjo qasje krijon precedent dhe dëmton besimin në institucionet shtetërore.

Respektimi i simboleve nuk është opsion, është obligim ligjor. Institucionet duhet të jenë shembull në ruajtjen e rendit, identitetit dhe dinjitetit shtetëror”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme