Driton Kuka merr titullin “Doctor Honoris Causa”
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, për kontributin e dhënë për vendin përmes sukseseve ndërkombëtare.
Ai e mori titullin “Doctor Honoris Causa” të enjten në një ceremoni në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Kosovës.
Kryeshefi i ekipit të xhudos së Kosovës u nderua për kontributin e dhënë në sport dhe në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Kosova i ka sot tri medalje të arta olimpike, falë punës së Kukës me xhudistet triumfuese Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
