Drequn: FSK nuk kishte mbështetje ajrore por tash ua dha Turqia Bajraktarët me pëlqim të ShBA'së
“Turqia do të ketë rol të konsiderueshëm në Kosovë”, ka thënë Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën, Milovan Drequn, duke folur për blerjen e kohëve të fundit të dronëve Bayraktar TB2. Zyrtari serb thotë se Turqia nuk mund të ketë marrë një rol të tillë në Kosovë në mënyrë të pavarur pa pëlqimin e vendeve të perëndimore, “do të thotë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
“E shohim tash se Turqia ka 800 ushtarë dhe do të kenë komandantin e tyre të NATO-s (KFOR-it). Instruktorët turkë po trajtojnë anëtarë të FSK-së për të operuar me Bajraktarët. Tashmë kanë edhe sisteme anti-tank, howitzers dhe murtaja që ua kanë dhënë. Ata kanë edhe ekipe të trajnuara për të operuar me helikopterë”, ka thënë Milovan Drequn.
“Tridhjetë prej tyre u trajnuar dhe nuk është një tregim i padëmshëm. Çfarë u mungonte ishte mbështetja nga ajri dhe tashmë këtë e kanë me Bajraktarët. Turqia nuk mund të ketë një rol të tillë në armatimin e FSK-së pa pëlqimin e ShBA’së, e cila ka ndikimin më të madh në krijimin e këtij shteti. E tërë sjellja e Turqisë tregon se do të ketë rol të konsiderueshëm në Kosovë”, ka thënë mes tjerash Millovan Dreqn, siç e citoi Kurir.