"Dreqi provon me na bindë që nuk ekziston": Këshilltari i Kurtit vazhdon gjuhën e papërshtatshme ndaj mediave
Këshilltari i kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj, e ka bërë një postim tjetër ku sulmon mediet e vendit me fjalë të përdorura nga ministri Xhelal Sveçla.
Feraj i ka quajtur gazetarët “ushtarë të luftës hibride” që sipas tij po provojnë të na mbushin mendjen se lufta hibride nuk ekziston.
Ai ka përdorur edhe dy fotografi, njëra nga një deklaratë e dhënë prej Gabriel Escobarit dhe tjetra nga një hulumtim i bërë nga Hibrid.info duke provuar që të vë në lajthitje publikun.
“Dreqnia ma e madhe e dreqit është me na bindë se nuk ekziston,” – shkruan në këtë postim z. Feraj, që është edhe aktivist i Vetëvendosjes.