Drenas: Arrestohen dy persona për lëndim trupor - NACIONALE

Drenas: Arrestohen dy persona për lëndim trupor

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar për lëndim trupor, pas një incidenti të ndodhur sot rreth orës 13:00 në Llapushnik të Drenasit.

Sipas njoftimit, një person dyshohet se është sulmuar me mjete të forta nga dy të dyshuarit.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetuesit po vazhdojnë punën për të sqaruar rrethanat e rastit. Rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.

Lajme të ngjashme