Drejtuesi i motoçikletës u përplas në shtyllë elektrike: Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Prishtinë
Mëngjesin e djeshëm në Prishtinë u regjistrua një aksident me fatalitet, ku humbi jetën një person.
Policia ka dhënë detaje për këtë rast.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Prishtinë /18.03.2026 – 06:52. Raportohet se në magjistralen Podujevë – Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku një mashkull kosovar derisa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur në një shtyllë elektrike. Si pasojë e plagëve të pësuara drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, ku këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori kujdestar me urdhër të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.