Drejtori i SHKK për të arratisurin Hajrizi: Nëse kthehet vullnetarisht, ka procedura më të lehta - NACIONALE

Drejtori i SHKK për të arratisurin Hajrizi: Nëse kthehet vullnetarisht, ka procedura më të lehta

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, në emisionin “Frontal” në T7 i ka bërë thirje të arratisurit Faton Hajrizi, që të kthehet e ta vuaj dënimin vullnetarisht.

Sipas tij nëse Hajrizi kthehet do ta kishte më të lehtë ballafaqimin me procedurat.

“Nuk jam i sigurt, por s ka i burgosur që nuk angazhohet. Është sektori i bujqësisë janë me dhjetëra hektarë ku punohet ku të dënuarit angazhohen. Pos kësaj të burgosurve u mundësohet të punojnë edhe jashtë.Siç jam i informuar Fatoni ka qenë në pritje të përgjigjes se edhe ka bërë kërkesë për të punuar jashtë burgu.I bëjë thirrje Fatonit, që shumë më mirë, do të ishte për të nëse ai do të paraqitej vullnetarë në qendrën korrektuese të Dubravës për ta vuajtur dënimin.

Natyrisht nëse ai dorëzohet vullnetarisht, do ta kishte me të lehtë ballafaqimin me të gjitha procedurat. Shërbimi korrektues nuk është institucion ndëshkues por rehabilitues”, ka thënë Dibrani

Lajme të ngjashme