Drejtori i Gjinekologjisë flet pas raportimeve: Foshnja nuk u ndërrua, prindërit i dinin problemet shëndetësore - NACIONALE

Drejtori i Gjinekologjisë flet pas raportimeve: Foshnja nuk u ndërrua, prindërit i dinin problemet shëndetësore

2 javë më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj për Klan Kosovën ka reaguar pas raportimeve se një foshnjë ka lindur pa shenja jetë në këtë klinikë.

Bashkëshorti i gruas menjëherë është njoftuar se fëmija i tij nuk kishte mbijetuar.

E për këtë, burri ka paraqitur rastin në Polici ku ka kërkuar që fëmija i porsalindur të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion pasi kishte dyshuar se fëmija i tij është ndërruar me një tjetër.

E për këto dyshime, drejtori Ndrejaj, ka thënë se ka pasur keqkuptime dhe prindërit janë njoftuar për gjendjen e foshnjës me kohë.

Jo, nuk ka mundësi të ndodhë. Janë disa procedura që duhet të ndiqen. Ka pasur keqkuptim në komunikimin verbal. Gjendja e pacientës ka qenë e rëndë dhe për këtë arsye foshnja nuk ka mbijetuar. Nëna e foshnjës ka qenë e njoftuar që ka probleme dhe iu është shpjeguar familjes me kohë. Nuk ka ndërrim të foshnjës, por e ka keqkuptuar situatën prindi sepse ka qenë i tensionuar pak”, ka thënë ai.

Rasti në Polici është iniciuar si ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’.

Lajme të ngjashme