Drejtori i burgjëve të Kosovës viziton Izraelin për shkëmbim përvojash në fushën korrektuese
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, po qëndron për vizitë zyrtare në Izrael, me mbështetjen e Ambasadës së Izraelit në Kosovë dhe Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Gjatë vizitës, delegacioni i SHKK-së ka zhvilluar takime me drejtues të Shërbimit të Burgjeve të Izraelit dhe përfaqësues të Ministrisë së Sigurisë Kombëtare, me fokus shkëmbimin e përvojave dhe praktikave profesionale.
Delegacioni ka vizituar edhe selinë qendrore të Shërbimit të Burgjeve të Izraelit në Ramla, ndërsa agjenda përfshin vizita në kompleksin Ayalon/Nitzan, takime me Departamentin e Punës Sociale dhe prezantimin me njësinë qendrore YAMAZ.
Sipas SHKK-së, vizita synon forcimin e sigurisë në institucionet korrektuese, avancimin e kapaciteteve të inteligjencës korrektuese, si dhe shkëmbimin e praktikave në risocializim dhe rehabilitim.