Drejtori i AKI-së raporton sot në komisionin e Kuvendit
Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë do të raportojë drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.
Kështu është bërë e ditur në njoftimn e Kuvendit të Kosovës.
Mbledhja do të mbahet me fillim nga ora 09:00.
Ky është rendi i ditës: 1. Miratimi i rendit të ditës; 2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes të komisionit, të mbajtur më 10.07.2024 3. Raportim i Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z Petrit Ajeti 4. Të ndryshme