Drejtorët komunalë të arsimit kërkojnë miratimin e Projektligjit për Pagat - NACIONALE

Drejtorët komunalë të arsimit kërkojnë miratimin e Projektligjit për Pagat

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kolegjiumi për Arsim, i cili funksionon në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që sa më shpejtë ta miratojë Projektligjin për Paga.

Në takimi që kanë pasur me kryesinë së SBASHK-ut, ata kanë shprehur shqetësimet e tyre për mosmiratimin e këtij projektligji.

Kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim z.Samir Shahini, bashkë me Drejtorët znj.Besianë Musmurati nga Drejtoria Komunale për Arsim në Prishtinë dhe z.Afrim Llabjani nga Drejtoria Komunale për Arsim në Ferizaj, paraqitën shqetësimin e Kolegjiumit në lidhje me neglizhencën e Qeverisë në raport me kërkesat e SBASHK-ut dhe shqetësimin e përbashkët mbi pasojat që greva do mund të sjellë në të gjitha nivelet dhe proceset në arsim”, është thënë në njoftimin për medie.

Ata kanë paralajmëruar edhe mundësinë e fillimit të grevës.

Kryesia e Kolegjiumit theksoi se pasojat e një greve të tillë i bartë niveli lokal, përkundër faktit që zgjidhja nuk është në dorën e tyre. Kolegjiumi është i gatshëm të ndihmoj në gjetjen e një zgjidhje, dhe ofron bashkepunim për të gjitha palët e përfshira. Kolegjiumi për Arsim bëri thirrje për zgjidhje sa më të shpejtë duke uruar që palët përgjegjëse të marrin përgjegjësitë që u takojnë në interesin më të mirë të nxënësve dhe arsimit në vendin tonë”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme