Drejtoi veturën me drita rrotative, policia e dënon 40 vjeçarin me 500 euro dhe i konfiskon patentë-shoferin - NACIONALE

Drejtoi veturën me drita rrotative, policia e dënon 40 vjeçarin me 500 euro dhe i konfiskon patentë-shoferin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 18:00, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë tentuar të ndalojnë një automjet tip Audi Xhip me targa vendore, i cili po lëvizte në rrugët e fshatit Talinovc i Muhaxherëve në drejtim të rrugës magjistrale Ferizaj - Prishtinë.

Por pas verifikimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, policia ka arritur ta identifikojë dhe ta ftojë në stacionin policor drejtuesin e automjetit, N.RR. (M/K), 40 vjeç.

Pas intervistimit, ndaj tij është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 eurosh si dhe masa mbrojtëse heqje e patentë-shoferit për 3 muaj.

Lajme të ngjashme