Drafti “i frikshëm” i Zajednicës, PSD nesër zhvillon aksion
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e quajti “të frikshëm” dhe “katastrofë” Statutin e publikuar të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe nga ish-Drejtori i AKI-së, Burim Ramadani, teksa partia e tij njoftoi se nesër do të zhvillojnë aksion simbolik në lidhje me çështjen e Asociacionit.
“Nesër, me datën 13 nëntor (e hënë), nga ora 11:00, pranë Sheshit Ibrahim Rugova PSD, realizon aksion simbolik lidhur me çështjen e Asociacionit, ku do të prononcohet për media kryetari i PSD-së, z.Dardan Molliqaj”, njoftuan kjo parti përmes një komunikate për media.