Drafti i Asociacionit pas zgjedhjeve, Muhaxhiri: Kurti po pret qëllimshëm, s’i shmanget pafundësisht - NACIONALE

Drafti i Asociacionit pas zgjedhjeve, Muhaxhiri: Kurti po pret qëllimshëm, s’i shmanget pafundësisht

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pritje të qëllimshme deri pas zgjedhjeve të reja e sheh analisti Artan Muhaxhiri hezitimit e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për ta proceduar draft-Statutin e Asociacionit për rishikim kushtetues.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ai vëren se “kombinimet e reja pragmatike të autoriteteve mund të ofrojnë opsione për zgjidhje të suksesshme”.

Në këtë kontekst, obligimi kryesor i kryeministrit të ardhshëm të Kosovës do të jetë që të punojë në një plan të detajuar, të bazuar në realitet, në progres të madh ndërkombëtar të Kosovës dhe në shanse më të mëdha për pranim të përgjithshëm nga të gjithë aktorët. Gjithçka tjetër do të thotë vazhdim i status quo-së aktuale negative”, thotë Muhaxhiri.

Lajme të ngjashme