Dorëzohet në Policinë e Maqedonisë, Artan Grubi - NACIONALE

Dorëzohet në Policinë e Maqedonisë, Artan Grubi

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Është dorëzuar në Policinë e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Ish-zëvendëskryeministri i parë i Republika e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sot në mëngjes vullnetarisht u paraqit pranë pikës kufitare Bllacë me Kosovën dhe se ndaj tij menjëherë u ndërmorren masat ligjoreu, pasi ndaj tij ishte aktive masa “Arresto”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, raporton Alsat.

Sipas policisë, Grubi u paraqit në hyrje të vendit rreth orës 06:10 dhe u privua menjëherë nga liria.

Ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme, ndërsa autoritetet nuk dhanë detaje shtesë mbi fazën aktuale të procedimit penal.Ai është i përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të rastit që ka të bëjë me funksionimin dhe kontratat e Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme