"Dorëzim para demokracisë": Analist Haliti i reagon Haxhiut për kërkesën ndaj prokurorit
Analisti nga Londra, Afrim Haliti ka reaguar ndaj deklaratave të ministres Albulena Haxhiu, për prokurorin që po e akuzon për hedhjen e gazit lotësjellës.
Haliti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kërkesa e saj shnënon fillimin e legjitimimit të kërkesave të Qeverisë për dorëzim të demokracisë.
“Për shumë kohë tashmë ne edhe ashtu kemi qenë dëshmitarë të një situate që ka krijuar kjo qeveri ku parimet dhe vlerat e demokracisë janë braktisur dhe po shpërfillen me pafytyrësi, duke shkaktuar kapje absolute dhe erozion të institucioneve demokratike.” – ka shkruar ai.
Tutje, Haliti ka thënë se dorëzimi i demokracisë do të ketë pasoja të rënda “duke gjymtuar të drejtat e njeriut, dhe duke ngritur autoritarizmin…”.
“Dorëzimi i demokracisë do të ketë pasoja të rënda duke gjymtuar të drejtat e njeriut, duke ngritur autoritarizmin dhe duke degraduar normat dhe vlerat demokratike. Për të ruajtur këtë demokraci që po e gëzojmë, është e rëndësishme që qytetarët të qëndrojnë vigjilentë dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive në procesin demokratik, si dhe të mbajnë përgjegjës zyrtarët e zgjedhur për respektimin e parimeve demokratike.” – ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Kërkesa e ministrës së drejtësisë Albulena Haxhiu drejtuar prokurorit për dorëzim shënon edhe fillimin e legjitimimit të kërkesave të kësaj qeverie për dorëzim të demokracisë. Për shumë kohë tashmë ne edhe ashtu kemi qenë dëshmitarë të një situate që ka krijuar kjo qeveri ku parimet dhe vlerat e demokracisë janë braktisur dhe po shpërfillen me pafytyrësi, duke shkaktuar kapje absolute dhe erozion të institucioneve demokratike.
Dorëzimi i demokracisë do të ketë pasoja të rënda duke gjymtuar të drejtat e njeriut, duke ngritur autoritarizmin dhe duke degraduar normat dhe vlerat demokratike. Për të ruajtur këtë demokraci që po e gëzojmë, është e rëndësishme që qytetarët të qëndrojnë vigjilentë dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive në procesin demokratik, si dhe të mbajnë përgjegjës zyrtarët e zgjedhur për respektimin e parimeve demokratike.
Sepse dikur do të jetë vonë.