Dorëshkrime e drafte fillestare: Rama tregon se çfarë dorëzoi familja e Kadaresë në arkivin shqiptar
Dy muaj pas ikjes nga kjo botë e shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, Edi Rama, kryeminsitër i Shqipërisë, ka bërë një postim informues.
Rama ka treguar se familjarët e Kadaresë kanë dorëzuar për ruajtje dhe digjitalizim disa dorëshkrime e drafte fillestare të shkrimtarit shqiptar.
“Familjarët e shkrimtarit të madh kanë dorëzuar për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrar përfshirë dorëshkrime, skicë idesh, dorëshkrime të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të tij” – ka shkruar Rama, ndër të tjera.