Dorëhiqet nga RTK-ja redaktorja Blerta Foniqi-Kabashi, nuk i nënshtrohet presionit politik - NACIONALE

Dorëhiqet nga RTK-ja redaktorja Blerta Foniqi-Kabashi, nuk i nënshtrohet presionit politik

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Redaktorja e Radio Televizionit të Kosovës, Blerta Foniqi-Kabashi, ka njoftuar se është larguar nga ky televizion pas 22 vitesh.

Kjo pasi nuk ka pranuar që t`i nënshtrohet presionit politik që po iu bëhet gazetarëve të televizionit nga pushteti.

Pas kësaj interviste të zhvilluar në muajin korrik të vitit të kaluar, ku ajo e kishte pyetur ish-deputeten Pacolli për subvencionet që kishte marrë burri dhe familjaret e saj, ndaj Blerta Foniqi-Kabashit kishte filluar presioni duke e degraduar në pozitë.

Sot në profilin e saj në Facebook ka njoftuar për dorëheqjen nga RTK.

“Sot ka qenë dita ime e 8157-të në RTK. Për 22 vite me radhë, brenda këtij institucioni, kam kaluar sfida, jam rritur profesionalisht dhe kam krijuar kujtime të bukura.Dua që ky mesazh përshëndetës të mos jetë i rëndë, sepse shumë shpejt do të vijë një moment tjetër për ato që ende nuk janë thënë.Kam menduar se do të mërzitem shumë kur të vijë dita të largohem nga RTK. Por është krejt e kundërta. Po ndihem e çliruar. Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, RTK do të mbetet gjithmonë ❤️ jeme”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme