Dorëhiqet kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, e djathta ekstreme fiton zgjedhjet
Pas një gare të ngushtë elektorale, fitues i zgjedhjeve në Suedi duket se janë demokratët e ekstremit të djathtë, të cilët do të bëhen pjesë e qeverisë për herë të parë.
E pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve që tregojnë fitues opozitën, bëhet e ditur se kryeministrja suedeze Magdalena Andersson i ka dorëzuar zyrtarisht kryetarit të parlamentit dorëheqjen e saj.
Një ditë më parë, Andersson kishte thënë se rezultatet ishin mjaft të qarta për të nxjerrë përfundime dhe se ishte e rëndësishme që Suedia të merrte një qeveri të re sa më shpejt që të ishte e mundur.
Ndërsa, të mërkurën udhëheqësi i Demokratëve nacionalistë të Suedisë, Jimmie Akesson, shpalli fitoren për bllokun katërpartiak dhe u zotua të "vënë Suedinë të parën".
Bëhet e ditur se kandidati më i mundshëm për postin e kryeministrit do të jetë Ulf Kristersson i Moderatëve konservatorë.
"Tani do të filloj punën për formimin e një qeverie të re që mund t'i kryejë gjërat, një qeveri për të gjithë Suedinë dhe të gjithë qytetarët," është shprehur Kristersson.
Rezultatet e zgjedhjeve nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht.
