Dorëheqja e gjyqtarëve serbë, Matoshi e VV-së provon presionin ndaj KGJK-së: S’ka shqiptar që ia bon argatin Vuçiqit - NACIONALE

Dorëheqja e gjyqtarëve serbë, Matoshi e VV-së provon presionin ndaj KGJK-së: S’ka shqiptar që ia bon argatin Vuçiqit

2 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e zgjedhur e VV-së, Adriana Matoshi, është deklaruar kundër kthimin të gjyqtarëve serbë, të cilin kanë dhënë dorëheqje vite me parë.

Ajo ka provuar të bëj presion mbi Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili nesër pritet të vendos për kthimin ose jo të këtyre gjyqtarëve.

Në profilin e saj në Facebook, Matoshi ka shkruar se nuk beson që ka shqiptar që a bën argatin presidenti të Serbisë.

Kur Albini nisi me pastru veriun,disa gjyqtare serb paten dhon doreheqje me urdher te Vuçiqit. Tash po dojn mu kthy, edhe neser po votojka ne KGJK. Aty jane 10 shqiptare, qe nuk ish dashte as me bo teme, leje mo m’i lon m’u kthy ne pozita. Po du me besu qe s’ka shqiptar qe ja bon argatin Vuqiqit”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme