Donjeta Sadiku siguron medalje evropiane në Kampionat Evropian - NACIONALE

Donjeta Sadiku siguron medalje evropiane në Kampionat Evropian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen evropiane në Kampionatin Evropian të boksit, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Kosovarja në çerekfinale ka mposhtur rumunen Andrea Loredana Marin, derisa kjo është medalje e parë evropiane për Federatën e boksit në rangun elitar.

Kështu, Sadiku pastaj do të luftojë në gjysmëfinale për kategorinë 60 kilogramë, me shpresën që të avancojë në finale për një medalje më të madhe se e bronzta.

Lajme të ngjashme